Dy vjet pas sulmit në Banjskë, ambasada britanike kërkon që Radoiçiq të dalë para drejtësisë - Gazeta Express
string(91) "dy-vjet-pas-sulmit-ne-banjske-ambasada-britanike-kerkon-qe-radoiciq-te-dale-para-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:13

Dy vjet pas sulmit në Banjskë, ambasada britanike kërkon që Radoiçiq të dalë para drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:13

Sot shënohet dyvjetori i sulmit terrorist në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Dy vjet pas sulmit terrorist, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar duke shkruar se sot shënohet përvjetori i dytë i sulmit të tmerrshëm në Banjskë.

Në një deklaratë publike, ambasada britanike thekson se kjo ditë është një kujtesë e dhimbshme për jetën e humbur dhe një thirrje për drejtësi.

“Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit,” thuhet në reagimin e ambasadës.

Britania e Madhe ka vlerësuar profesionalizmin dhe guximin e Policisë së Kosovës për veprimet e saj në rivendosjen e rendit më 24 shtator 2023, si dhe punën e prokurorëve kosovarë në ndërtimin e aktakuzës kundër autorëve të sulmit.

Megjithatë, ambasada shpreh zhgënjimin që autorët ende nuk janë përballur me drejtësinë, duke përmendur konkretisht Milan Radoiçiqin, i cili është identifikuar si një nga organizatorët kryesorë të sulmit.

“Autorët, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë arrestuar dhe sjellë para drejtësisë, dhe ne përsërisim thirrjen ndaj autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt,” thuhet më tej në reagim.