Dy vjet pa Gazmend Sinanin, FBK-ja e kujton si shembull për të gjithë - Gazeta Express
string(68) "dy-vjet-pa-gazmend-sinanin-fbk-ja-e-kujton-si-shembull-per-te-gjithe"

Gazeta Express

23/06/2020 11:14

Dy vjet pa Gazmend Sinanin, FBK-ja e kujton si shembull për të gjithë

Gazeta Express

23/06/2020 11:14

Në dyvjetorin e vdekjes së Gazmend Sinanit, Federata e Basketbollit e Kosovës e ka kujtuar atë si shembull për të gjithë dhe si njërin ndër basketbollistët më të mirë të gjeneratës së vet.

Më 23 qershor të vitit 2018, basketbollisti i njohur Gazmend Sinani – i cili ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga pranimi i FBK-së në FIBA – ndërroi jetë në një aksident komunikacioni, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sinani, i cili vdiq në moshën 27-vjeçare, e kishte filluar karrierën me grupmoshat e Prishtinës, ndërsa kishte vazhduar më tutje në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në dyvjetorin e vdekjes së tij, FBK-ja e ka kujtuan Sinanin si një basketbollist dhe person të shkëlqyer dhe të dashur për të gjithë.

“Dhimbja është e madhe për Sinanin, një basketbollist dhe person i shkëlqyer dhe i dashur nga të gjithë. Gazi ishte shembull për të gjithë dhe kujtimi për të nuk do të harrohet asnjëherë”, thuhet në letrën e publikuar nga FBK-ja.

“Me humbjen e tij, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës, derisa kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm dhe më luftarak”.

Fanella e tij me numër 15 është pensionuar te Kosova dhe përveç Sinanit nuk do ta bartë askush më.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli. /Gazeta Express/