Dy vjet nga supergoli i Bale në finalen e Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(61) "dy-vjet-nga-supergoli-i-bale-ne-finalen-e-liges-se-kampioneve"

Gazeta Express

26/05/2020 13:52

Dy vjet nga supergoli i Bale në finalen e Ligës së Kampionëve

Gazeta Express

26/05/2020 13:52

Sot janë bërë dy vjet nga dita kur ylli i Real Madridit, Gareth Bale, e kishte shënuar njërin ndër golat më të mirë në histori të finaleve të Ligës së Kampionëve.

Vetëm pak momente pasi ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Liverpoolit në Kiev, kur rezultati ishte ende 1:1, uellsiani Gareth Bale e kishte marrë të gjithë vëmendjen, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas një harkimi me këmbën e djathtë nga Marcelo, Bale e kishte lënë Loris Kariusin dhe miliona njerëzit në botë që e ndiqnin ndeshjen të mahnitur me golin e tij akrobatik.

Uellsiani më vonë e shënoi edhe një gol tjetër falë një gafe nga portieri Karius dhe Real Madridi arriti ta sigurojë titullin e 13-të të Ligës së Kampionëve.

Por, kishte qenë goli i parë i Bale ai që e kishte marrë vëmendjen, edhe të trajnerit Zinedine Zidane, reagimi i së cilit ishte bërë viral në rrjete sociale.

Megjithatë, marrëdhënia mes Bale dhe Zidane nuk ka qenë asnjëherë shumë e mirë, ndërsa uellsiani kishte zbuluar më vonë se ai kishte qenë i zemëruar që s’i ishte dhënë vendi i titullarit për atë ndeshje.

“Isha i zemëruar. Mjaft i zemëruar, që të ta them të vërtetën”, ishte shprehur bale.

“Natyrisht, unë mendoja se e meritoja të isha titullar në atë ndeshje. Kisha shënuar mjaft shumë gola, kështu që po, mendoj se ishte e vështirë ta lija anash atë zemërimin që e ndieja”. /Gazeta Express/