Dy vjet më parë Kosova u shpall kampione e Evropianit të Divizionit C - Gazeta Express
string(69) "dy-vjet-me-pare-kosova-u-shpall-kampione-e-evropianit-te-divizionit-c"

Dy vjet më parë Kosova u shpall kampione e Evropianit të Divizionit C

Gazeta Express

29/07/2020 14:10

Viti 2018 ishte historik për basketbollin e Kosovës. Dy vite më parë, Kosova U18 (M) në Kampionatin Evropian, Divizioni C që u mbajt në Prishtinë u rendit në vendin e parë.

“Dardanët” në ndeshjen finalen shënuan fitore ndaj Qipros me rezultat 73:64. Basketbollistët e Kosovës ishin të përkrahur nga një numër i madh i shikuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Ky ishte një triumf historik për basketbollistët e Kosovës që ngritën lartë trofeun e kampionit të Divizionit C.

Njëkohësisht kjo ishte hera e parë që Kosova ishte organizatore e ndonjë Evropiani. Organizimi u vlerësua lartë nga FIBA, që i besoi më pas edhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për vajzat U20, që u mbajt vitin e kaluar në Prishtinë.

Kurse për këtë vit ishte planifikuar të mbahej Kampionati Evropian, Divizioni C për U16 (M), megjithatë, u anulua për shkak të pandemisë me Covid-19, ashtu siç u anuluan të gjitha garat nga FIBA për gjeneratat e reja.