Gjykata themelore penale në Shkup sot solli vendim, me të cilin Sulejman Lamallari është dënuar me dy vjet burg për “dhunë ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska”. Siç u konfirmua nga gjykata, në dënimin e shqiptuar do të konsiderohet dhe koha në të cilën i akuzuari ka kaluar në paraburgim.
Rasti ka të bëjë me incidentin e 11 korrikut të vitit 2025, kur Arsovska ishte në terren me nëpunësit e autorizuar pas një raportimi për ndërtim të paligjshëm. Sipas aktakuzës së dorëzuar, “Lamallari arriti me trotinet elektrik dhe e sulmoi kryetaren e Qytetit fizikisht dhe verbalisht, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore dhe duke i dërguar kërcënime serioze.
Gjatë procesit gjyqësor, i akuzuari pretendoi se nuk është ai sulmuesi, por viktima e incidentit dhe se u sulmua nga Arsovska. Ai deklaroi se vetëm po përpiqej t’i hiqte telefonin për të parandaluar xhirimin e paautorizuar dhe se u godit me shqelma.
Në dëshminë e saj, megjithatë, kryetarja e Qytetit e përshkroi ngjarjen si “agresive dhe të rrezikshme”, duke e lënë atë të ndihej “e kërcënuar, e pasigurt dhe e frikësuar”. Sipas saj, sulmi zgjati mbi 40 minuta, ndërsa ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme.
Gjykimin e drejtoi gjyqtarja Biljana Kocevska, ndërsa aktakuzën e përfaqësoi prokurori Aleksandar Davçevski.
tag_katrorimaqedoni_2