Dy vjedhje janë kryer mbrëmë në Prizren brenda një afati kohor prej vetëm 25 minutave.
Hajnat u futën në dy shtëpi, nga të cilat, siç raporton policia, vodhën stoli ari dhe para të gatshme.
Rasti i parë, sipas forcave të rendit, u raportua r rreth orës 20 e 50 minuta, në rrugën “Fazli Grajqevci”, ndërsa i dyti, në 21 e 15 në rrugën “Demastioni.
Në të dyja këto incidentet, të dyshuarit, të cilët nuk u identifikuan e as u kapën, janë futur me dhunë në shtëpitë e ankuesve.
Sidoqoftë, policia, në rastin e saj ditor, ka konfirmuar se po vazhdon hetimet për t’i kapur ata.