string(99) "dy-viktima-tek-shkalla-e-tujanit-nen-hetim-kompania-qe-kryente-punimet-ne-rruge-shoferi-ishte-hoxhe"

Gazeta Express

23/11/2020 10:29

Dy viktima tek ‘Shkalla e Tujanit’, nën hetim kompania që kryente punimet në rrugë! Shoferi ishte hoxhë

Gazeta Express

23/11/2020 10:29

Ka shkuar këtë të hënë në dy numri i viktimave në aksidentin e djeshëm në rrethinat e Tiranës, në vendin e njohur si ‘Shkalla e Tujani’. Defa Kaloshi, nëna e shoferit të mjetit Neki Kaloshi, ndërroi jetë këtë mëngjes në spital.

Gruaja e moshuar ishte pasagjere në mjet së bashku me të birin (shoferi) si dhe shtetasin Hidër Daci, i cili vdiq dje në vendngjarje.

Ditën e djeshme ndërroi jetë në vendngjarje Hidër Daci 68-vjeç, fqinj i  Neki Kaloshit, ndërsa babai i këtij të fundit ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neki Kaloshi është vënë në prangat e policisë.  Mësohet se ky i fundit është hoxhë.

Ndërkohë policia ka vënë nën hetim dhe kompaninë e cila po kryente punimet në zonë, për të parë nëse janë respektuar masat e sigurisë.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital)’, njofton policia.