Dy viktima të reja të pandemisë COVID-19 në Serbi - Gazeta Express
string(49) "dy-viktima-te-reja-te-pandemise-covid-19-ne-serbi"

Dy viktima të reja të pandemisë COVID-19 në Serbi

Gazeta Express

26/03/2020 9:26

Gjatë natës vdiqën dy pacientë shtrirë të konfirmuar se ishin të infektuar nga korona virusi i ri SARS-CoV-2, ka njoftuar ministria serbe e shëndetësisë. Deri tani janë regjistruar 6 të vdekur nga pandemia në Serbi.

Të dy viktimat ishin persona në moshë të shtyrë dhe ishte raportuar se vuan nga sëmundje kronike para infektimit me koronavirusin e ri.

Lexo Edhe:

I vdekuri K.S  burrë 80-vjeç ishte i shtrirë në spital në Beograd dhe vuante nga hipertensioni dhe diabeti paraprakisht.

Personi i dytë i vdekur mbrëmë ishte një grua e cila ishte e shtrirë në qendrën klinike në Nish. Gruaja 62 vjeç po ashtu vuante nga sëmundje kronike paraprakisht, si artrit reumatoid, hipertensioni dhe diabeti.