Dy vëllezër porositën vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, shkak konflikti për pronën - Gazeta Express
string(83) "dy-vellezer-porositen-vrasjen-e-biznesmenit-bujar-nasufi-shkak-konflikti-per-pronen"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 10:12

Dy vëllezër porositën vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, shkak konflikti për pronën

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 10:12

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ekzekutimin mafioz yë binzensmeit Bujar Nasufi në janar të këtij viti.

Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se kush janë porositësit e vrasjes së biznesmenit 56-vjeçar i cili i ekzekutua në sy të gruas së tij në zonën e Selitës.

Sipas grupit hetimor, bëhet fjalë për dy vëllezërit, Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet se janë porositësit e vrasjes.

Mesohet e motivi për ngjarjen e rëndë ka qënë përplasja që familja Xhani kishte me familjen Nasufi për shkak të një prone.

Konkretisht babai i Bujar Nasufit i kishte shitur një pronë familjes Xhani në zonën e Selitës.

Trualli i banesës ishte ende në emër të Nasufit dhe në momentin e shpronësimit të tokës nga ndërtimi i Unazës së Madhe, paratë janë përvetësuar nga familja Nasufi dhe jo nga familja Xhani, edhe pse këta të fundit e kishin blerë më përpara këtë pronë.

Autori dyshohet të jetë vrasës me pagesë, ku i maskuar si shitës picash ekzekutoi me armë zjarri sapo Bujar Nasufi po parkonte makinën pranë banesës së tyre.

Autori i dyshuar duket se mbante skafandër në kokë dhe me rroba të zeza në mënyrë që të mos identifikohej nga kamerat. Pas krimit ai dogji motorin dhe armën që më pas u gjetën nga policia.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbulimin e identitetit të autorit.