Dy të vdekur brenda javës nga Covid-19 në Lipjan - Gazeta Express
string(45) "dy-vdekje-brenda-javes-nga-covid-19-ne-lipjan"

Gazeta Express

25/10/2020 20:10

Dy të vdekur brenda javës nga Covid-19 në Lipjan

Gazeta Express

25/10/2020 20:10

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyqi ka treguar se brenda javës në Lipjan kanë vdekur dy persona nga virusi Covid-19.

Sipas saj, gjatë kësaj jave në Komunën e Lipjani 12 persona rezultuan pozitivë me Covid-19, u realizuan 102 testime (prej tyre 73 mësimdhënës), 11 të tjerë u shëruan ndërsa dy qytetarë janë të hospitalizuar.

Lexo Edhe:

“Fatkeqësisht kemi dy raste të vdekjes ( njëri nga Janjeva dhe njëra nga fshati Llugaxhi), me ç’rast shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tyre dhe gjithë rrethit”, ka shkruar Bytyqi.