Dy ushtrime të rëndësishme për parandalimin e goditjes në tru
Keshilla Mjekësore
Gazeta Express
12/05/2023 18:56
Aktiviteti fizik është mjaft i rëndësishëm
edhe për të shmangur goditjet në tru. Sipas ekspertëve, dy lloj ushtrimesh
cilësohen si më efektive në këtë drejtim.
Nëse ushtroheni me biçikletë dhe bëni vrap në
moshë të mesme, atëherë minimizoni shanset për t’u prekur nga goditjet në tru
në një moshë më të madhe.
Sipas hulumtuesve, nëse kryeni këto aktivitete
në mënyrë të rregullt në moshën 40-vjeçare, atëherë ju do t’i keni enët e
gjakut njësoj si një 16-vjeçar kur të jeni në moshën 70-vjeçare.
Sipas neurologut James Faber, studimet kanë
treguar se ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru.