“Dy ura dhe një mur politik”, Tahiri e ashpër me Kurtin: Pasojat do t`i paguajë shtrenjtë Kosova - Gazeta Express
string(91) "dy-ura-dhe-nje-mur-politik-tahiri-e-ashper-me-kurtin-pasojat-do-ti-paguaje-shtrenjte-kosova"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 10:27

“Dy ura dhe një mur politik”, Tahiri e ashpër me Kurtin: Pasojat do t`i paguajë shtrenjtë Kosova

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 10:27

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër dhe qëndrimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti ndaj partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Ajo ka vlerësuar se Kurti po i ndërton dy ura mbi lumin Ibër, por ka ndërtuar një mur politik ndaj “opozitës”.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kjo sjellje e Kurtit do ta paguajë shtrenjtë Kosova.

“Dy ura dhe nje mur- dy ura mbi lumin Iber mire per qytetaret – por Kurti ka vendos nje mur politik ndaj opozites – shume keq per shtetin, pasojat shtrenjte do ti paguaj Kosova..”, ka shkruar Tahiri.