Dy-tri fjalë për "dritonët"... - Gazeta Express
string(25) "dy-tri-fjale-per-dritonet"

Dy-tri fjalë për “dritonët”…

Gazeta Express

24/11/2020 11:12

Kërkim falja para dorëheqjes do të ishin minimumi për familjarët e tyre. Ky mesazh nuk është kundër Driton Selmanaj, po për “dritonat” e këtillë

Shkruan: Fisnik Dragusha

Lexo Edhe:

A është vallë indiferenca virtyt?  A është parakusht i domosdoshëm i të jetuarit normal dhe i qetë, i pa shqetësuar ? Indiferenca, për shumëkënd është tenduese. 
Sigurisht edhe për zëvendës-kryeministrin Driton Selmanaj. Dhimbja dhe përfshirja në dëshpërimin, ankthin, vuajtjen e dikujt tjetër, për Driton Selmanaj përbën lodhje rraskapitëse. 
Braktisja nga Zoti, është më e rënd sesa ndëshkimi nga Zoti, andaj më i mirë është një Zot i padrejtë, sesa një Zot indiferent.
Injorimi nga Zoti, eshte ndëshkim i ashpër dhe në mes të ketyre dy zgjedhjeve, preferojmë më shumë zemërimin e tij.
Ne mund të jetojmë larg Zotit, po jo jashtë tij.  

Zoti eshte kudo… Në vuajtje ? Po, edhe ne vuajtje…. do të thoshte Eli Wizel, si i mbijetuar në kampet e përqëndrimit. 
Indiferenca nuk është urrejtje, është antitezë e saj.  Urrejtja është prodhuese, aksion, ngjarje, madje edhe poema dalin prej saj – indiferenca asnjëherë.  Indiferenca nuk është fillimi, indiferenca është fundi. 
Indiferenca e zëvendës-kryeministrit karshi kauzës së personave të zhdukur, është mike e armikut tonë. Madje e ngushtë. 
Shpërfaqja e tij, e zhveshur nga petku i qytetarisë, i zhveshur gjithashtu e cuditërisht nga politikani konvencional e perfid, është një rrëshqitje frojdiane. Deklarimet e tij rreth personave te zhdukur, e bëjnë të duket si zëdhënës i politikës indiferente për një cështje shumë të rëndësishme. Nje ceshtje me kaq peshë për të tashmen, e sidomos për të tashmen, përbën po aq rëndësi edhe për të ardhmen tonë. Kujtesa dhe angazhimi për të, nuk është politikë ditore e as e një mandati. 
Kërkim falja para dorëheqjes do të ishin minimumi për familjarët e tyre. 
Ky mesazh nuk është kundër Driton Selmanaj, po për “dritonat” e këtillë.