Dy të vdekur nga një vetaksident në Shajkovc të Podujevës, një tjetër i lënduar rëndë - Gazeta Express
string(84) "dy-te-vdekur-nga-nje-veteaksident-ne-shajkoc-te-podujeves-nje-tjeter-i-lenduar-rende"

Dy të vdekur nga një vetaksident në Shajkovc të Podujevës, një tjetër i lënduar rëndë

Lajme

Gazeta Express

16/09/2023 22:10

Një vetaksident tragjik ka ndodhur para disa minutash rrugës për Batllavë, diku në afësi të fshatit Shajkoc.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Express ka konfirmuar se janë lënduar tre persona, derisa dy prej tyre kanë vdekur pasi s’kanë mundur t’i përballojnë plagët.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Epxress.