Dy të rinj emigrantë gjenden të vdekur në mal, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë - Gazeta Express
string(96) "dy-te-rinj-emigrante-gjenden-te-vdekur-ne-mal-policia-e-korces-zbardh-detaje-nga-ngjarja-e-rende"

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 18:14

Dy të rinj emigrantë gjenden të vdekur në mal, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 18:14

Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas gjetjes së dy emigrantëve të paligjshëm pa shenja jete në një zonë malore. 

“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune”, sqaron policia.

Sakaq, pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement