Sot rreth orës 18:20, në rrugën Dragash-Prizren është raportuar një aksident trafiku.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytuqi, tha për Express se “si pasojë e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”.
“Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, shtoi ai.