Dy të lënduar në aksidentin ku u përplasën tri vetura - Gazeta Express
string(53) "dy-te-lenduar-ne-aksidentin-ku-u-perplasen-tri-vetura"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 14:49

Dy të lënduar në aksidentin ku u përplasën tri vetura

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 14:49

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti në mes të tri veturave në fshatin Sllatinë, shkruan Gazeta Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Aktualisht policia është duke hetuar shkaqet që kanë sjell deri tek aksidenti.

“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Sllatinë). Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty raportojnë për një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, deri në këto momente, janë paraqitur dy persona të lënduar. Policia është duke u marrë me matjet dhe këqyrjen e vend-ngjarjes” tha Krasniqi./Express/