Dy të lënduar e një tjetër në dyshim, lajme të këqija për Arsenalin para ndeshjes me Fulhamin - Gazeta Express
string(93) "dy-te-lenduar-e-nje-tjeter-ne-5dyshim-lajme-te-keqija-per-arsenalin-para-ndeshjes-me-fulhamin"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2026 23:20

Dy të lënduar e një tjetër në dyshim, lajme të këqija për Arsenalin para ndeshjes me Fulhamin

Futboll

Gazeta Express

01/05/2026 23:20

Arsenali do të jetë pa dy lojtarë kyç në ndeshjen e rëndësishme ndaj Fulhamit këtë fundjavë, pasi Kai Havertz dhe Jurrien Timber janë të lënduar, ndërsa ka dyshime edhe për gjendjen fizike të kapitenit Martin Ødegaard.

Ødegaard u detyrua të largohej nga loja gjatë gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve kundër Atlético Madridit në mesjavë, dhe trajneri Mikel Arteta nuk mundi të konfirmojë nëse ai do të jetë gati për ndeshjen ndaj Fulhamit.

Arsenal hyn në këtë takim me tre pikë avantazh ndaj Manchester Cityt dhe ka mundësinë ta çojë diferencën në gjashtë pikë, përpara ndeshjes së Cityt ndaj Evertonit të hënën.

Ndërkohë, “Topçinjtë” do të presin sërish Atlético Madridin në “Emirates” të martën për ndeshjen e kthimit, pasi takimi i parë në Spanjë përfundoi 1-1.

Duke folur për mediat, Arteta konfirmoi mungesat.

“Kai dhe Jurrien do të mungojnë,” tha ai. Ndërsa për Ødegaard shtoi: “Do të shohim. Do ta vlerësojmë gjendjen nesër në mëngjes”, tha ai.

Arsenali shpreson që Kai Havertz të rikthehet para fundit të sezonit, ndërsa Jurrien Timber gjithashtu nuk është larg rikthimit.

Skuadra vazhdon të jetë pa Mikel Merino për një periudhë më të gjatë, por edhe ai mund të rikthehet para përfundimit të kampionatit.

Nga ana tjetër, Bukayo Saka u aktivizua sërish nga stoli në Spanjë, ndërsa Riccardo Calafiori ishte në listën e zëvendësuesve pas rikuperimit nga dëmtimi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement