Dy të arrestuarit dje në Deçan dyshohet se kishin keqpërdorur kartelat e personave me aftësi të kufizuara për t’ua marrë paratë - Gazeta Express
string(126) "dy-te-arrestuarit-dje-ne-decan-dyshohet-se-kishin-keqperdorur-kartelat-e-personave-me-aftesi-te-kufizuara-per-tua-marre-parate"

Dy të arrestuarit dje në Deçan dyshohet se kishin keqpërdorur kartelat e personave me aftësi të kufizuara për t’ua marrë paratë

Lajme

Gazeta Express

18/01/2025 10:06

Një grua dhe një burrë janë arrestuar dje në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare pasi dyshohet se për qëllime të dobisë pasurore për vete ia kanë keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit) dhe kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve

“Më 17.01.2025 janë arrestuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të në bashkëveprim me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke u keqpërdorur kartelat bankare personave me aftësi të kufizuara (në shtëpinë e komunitetit), kanë bërë tërheqjen e mjete pensioneve”, dha detaje të reja sot policia.

Lexo Edhe:

“Janë kontrolluar tre lokacione dhe si prova materiale janë sekuestruar 6 kartela bankare në emër të personave, një telefon celular, dy armë zjarri dhe dokumente tjera lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje”.