Dy super përballje sot në basketboll - Gazeta Express
string(36) "dy-super-perballje-sot-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

14/03/2026 9:08

Dy super përballje sot në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

14/03/2026 9:08

Kampionati në Superligën e Kosovës në basketboll po hyn në fazën e fundit, ku çdo ndeshje është vendimtare dhe skuadra po luftojnë në maksimum për synimet që i kanë.

Gjatë kësaj fundjave zhvillohet xhiroja e 24-të në elitë, ndërsa sot janë dy ndeshje në program, shkruan Gazeta Express.

Ndeshje shumë me rëndësi zhvillohet ajo mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, me kuqezinjtë që kanë tetë fitore e 15 humbje, kurse therandasit dhjetë fitore e 13 humbje.

Një përballje gjithashtu interesante është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029. Prishtinasit numërojnë nëntë fitore e 14 humbje, kurse ‘Vreshtarët’ shtatë fitore e 16 humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement