Dy sulmues të Bundesligës në radarin e Milanit - Gazeta Express
string(46) "dy-sulmues-te-bundesliges-ne-radarin-e-milanit"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 11:53

Dy sulmues të Bundesligës në radarin e Milanit

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 11:53

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Serhou Guirassy i Borussia Dortmundit është një nga objektivat kryesore të Milanit për sulmin në sezonin 2026-27, së bashku me Mateo Retegui dhe sulmuesin nën pronësi të Chelseat, Nicolas Jackson.

Milan ka vendosur si prioritet blerjen e një sulmuesi qendre gjatë merkatos së verës, sidomos duke pasur parasysh se “Rossonerët” pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Guirassy mbetet objektivi kryesor pavarësisht një klauzole prej 70 milionë eurosh, që “Rossonerët” nuk janë të gatshëm ta paguajnë.

Sulmuesi do të mbushë 30 vjeç shumë shpejt dhe ishte në agjendën e Milanit edhe disa vite më parë, para transferimit të tij 17 milionë euro nga Stuttgart te Dortmund.

“Gazzetta” raporton se Guirassy është i tunduar të provojë një eksperiencë të re në një vend tjetër pas kohës së kaluar në Francë dhe Gjermani.

“Rossonerët” nuk do të bëjnë një përpjekje tjetër për Jean-Philippe Mateta, ndërsa objektivi i tyre i verës, Darwin Núñez, do të donte të rikthehej në Evropë nga Al-Hilali, por nuk është prioritet për Milanin.

Nga ana tjetër, Nicolas Jackson dhe Mateo Retegui janë objektiva kryesore për “Rossonerët” dhe tashmë kanë pasur bisedime me Milanin verën e kaluar.

Retegui përfundimisht iu bashkua Al Qadsiah nga Atalanta, ndërsa Jackson u transferua te Bayern Munich nga Chelsea me huazim dhe opsion blerjeje.

Duke luajtur vetëm rreth 600 minuta në të gjitha kompeticionet këtë sezon, Jackson nuk do të qëndrojë te Bayern në mënyrë të përhershme verën e ardhshme dhe do të kthehet te Chelsea pas përfundimit të kampanjës aktuale./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement