Dy shtetasve të Kosovës u sekuestrohen rreth 23 mijë franga të padeklaruara në portin e Durrësit - Gazeta Express
string(89) "dy-shtetasve-te-kosoves-u-sekuestrohen-rreth-23-mije-te-padeklaruara-ne-portin-e-durresit"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 17:27

Dy shtetasve të Kosovës u sekuestrohen rreth 23 mijë franga të padeklaruara në portin e Durrësit

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 17:27

Siç njofton Policia e Shqipërisë, kosovarëve, “iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar”.

Tutje, njoftohet se për rastin materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

Njoftimi i plotë

PKK Port, Durrës/Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në “gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç”.

Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.