Dy shtetas të Shqipërisë kërkohen për vjedhje – Policia apelon te qytetarët për bashkëpunim - Gazeta Express
string(89) "dy-shtetas-te-shqiperise-kerkohen-per-vjedhje-policia-apelon-te-qytetaret-per-bashkepunim"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 11:06

Dy shtetas të Shqipërisë kërkohen për vjedhje – Policia apelon te qytetarët për bashkëpunim

Lajme

Gazeta Express

04/02/2025 11:06

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e vendndodhjes së dy personave që kërkohen për vjedhje të rëndë, shkruan Gazeta Express.

Policia ka bërë të ditur edhe se, të dy personat janë shtetas të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personave të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar që janë identifikuar:

– ISMAIL DISHUKA (25.10.1979) dhe

– EMANUEL SHKODRA, (11.06.1999), që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë,  kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]m. /GazetaExpress.

Advertisement
Advertisement
Advertisement