Dy sfida interesante në basketboll, vëmendja në Pejë - Gazeta Express
string(51) "dy-sfida-interesante-ne-basketboll-vemendja-ne-peje"

Basketboll

Gazeta Express

22/01/2023 12:32

Dy sfida interesante në basketboll, vëmendja në Pejë

Basketboll

Gazeta Express

22/01/2023 12:32

Java e 19-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë disa ndeshje interesante, kurse sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe synojnë titullin e kampionit, duke e bërë këtë ndeshje edhe më të rëndësishme.

Lexo Edhe:

Pejanët këtë edicion kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit nëntë fitore e nëntë humbje.

Në dy takimet mes këtyre skuadrave fitore shënuan verdhezinjtë. Kjo përballje nis nga ora 17:00

Java e 19-të përmbyllet me përballjen mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit.

Kampioni numëron 14 fitore radhazi dhe me 32 pikë është lider, kurse kuqezinjtë kanë shtatë fitore e 11 humbje.

Ndeshja mes Yllit dhe Vëllaznimit starton nga ora 19:00. /Gazeta Express/