Dy raste pozitive me Covid në klubin e Partizanit, rrezikohet derbi kryeqytetas - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2020 20:39

Dy raste pozitive me Covid në klubin e Partizanit, rrezikohet derbi kryeqytetas

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2020 20:39

Partizani i ka provuar të gjithë të ‘zezat’ këtë sezon, vetëm Koronavirsi kishte mbetur pa e kapur, por edhe ai i ka trokitur në derë.

NJOFTIMI I EKIPIT:

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor te Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.