Dy raketa u lëshuan nga Gaza drejt Izraelit të shtunën në mëngjes. Siç raporton CNN, të dyja ranë në tokë të hapur në një zonë që kufizohet me Rripin e Gazës.
“Pas sirenave që ranë në orën 10:15 në zonat e hapura në komunitetet pranë Rripit të Gazës, u identifikuan dy predha që ranë në zonën kufitare në Rripin e Gazës”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në një deklaratë.
Nuk u raportuan të lënduar nga këto dy raketa të lëshuara nga Gaza./Express/