Dy aksidente në punë kanë ndodhur në kantieret e ndërtimit në Tiranë, gjatë orëve të fundit, ku janë plagosur dy punëtorë, por pa rrezik për jetën.
Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë nën akuzë administratorin e një kompanie ndërtimi dhe përgjegjësin e sigurisë.Aksidenti i parë ka ndodhur kur punëtori, 43 vjeç, ka rënë nga një lartësi në një objekt në ndërtim dhe është dërguar në spital për kujdes mjekësor. Administrator i firmës ku ndodhi ngjarja, 46 vjeç, është marrë në pyetje nga policia.Në rastin e dytë, punëtori, 46 vjeç, është dëmtuar gjatë punës dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Për këtë aksident, është nisur një procedim penal ndaj përgjegjësit të sigurisë në kantier, 33 vjeç. Të dy punëtorët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.