Dy personat e lënduar me mjete të mprehta në Prishtinë, QKUK: Kanë lëndime të rënda, por gjendja e tyre është stabile - Gazeta Express
string(114) "dy-personat-e-lenduar-me-mjete-te-mprehta-ne-prishtine-qkuk-kane-lendime-te-renda-por-gjendja-e-tyre-eshte-stabile"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 11:15

Dy personat e lënduar me mjete të mprehta në Prishtinë, QKUK: Kanë lëndime të rënda, por gjendja e tyre është stabile

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 11:15

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga thika në kryeqytet, këtë të shtunë.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, tha se viktimat kanë marrë lëndime serioze nga therja me thikë, derisa shton se gjendja e tyre është stabile.

“Janë në emergjencë duke i kryer ende ekzaminimet. Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla për Klankosova.tv

Kurse për rastin është deklaruar më herët, edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Për Gazetën Express ai tha se hetimet janë duke vijuar.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.