Dy persona të vrarë e dy të plagosur në Gjilan- i dyshuari në arrati - Gazeta Express
string(67) "dy-persona-te-vrare-e-dy-te-plagosur-ne-gjilan-i-dyshuari-ne-arrati"

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 13:46

Dy persona të vrarë e dy të plagosur në Gjilan- i dyshuari në arrati

Lajme

Gazeta Express

10/08/2025 13:46

Dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.

Aktualisht i dyshuari për rastin është në arrati, por është i njohur për policinë.

Kështu tha për Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave dhe dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshuari për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani. /GazetaExpress/