Dy persona të vdekur pas rrëzimit të autobusit në autostradën Cetinje - Budvë - Gazeta Express
string(75) "dy-persona-te-vdekur-pas-rrezimit-te-autobusit-ne-autostraden-cetinje-budve"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 14:45

Dy persona të vdekur pas rrëzimit të autobusit në autostradën Cetinje – Budvë

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 14:45

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur, si pasojë e rrëzimit të një autobusi në autostradën Cetinje – Budva, në qytezën Obzovica.

Policia e Malit të Zi ka thënë se autobusi ka rënë në një shkëmb.

Lexo Edhe:

Në autobus besohet se kanë qenë 30 pasagjerë, të cilët janë nisur nga Nikshiqi.

“Shumë pasagjerë kanë pësuar plagë të lehtë dhe disa serioze, dhe janë duke u trajtuar nga stafi mjekësor”, ka thënë policia.

Departamenti për Situata Emergjente ka thënë se të gjitha njësitet e saj janë në gjendje gatishmërie për të ofruar ndihmë.

Edhe Prokurori i Shtetit është duke u marrë me këtë rast.

Një operacion për nxjerrjen e të plagosurve nga autobusi veçse ka nisur dhe trafiku është bllokuar në gjithë autostradën që lidh dy qytetet.

Zjarrfikësit është thënë se janë duke përdorur litarë për t’i tërhequr pasagjerët. /REL/