Dy persona të cilët i mbijetuan tragjedisë së rëndë në Bullgari mbërritën në Shkup - Gazeta Express
string(82) "dy-persona-te-cilet-i-mbijetuan-tragjedise-se-rende-ne-bullgari-mberriten-ne-shkup"

Dy persona të cilët i mbijetuan tragjedisë së rëndë në Bullgari mbërritën në Shkup

Ballina

Gazeta Express

27/11/2021 15:24

Nga spitali i Sofjes mbërritën në Shkup të mbijetuarit e parë të tragjedisë së rëndë që ndodhi në 23 nëntor. Bëhet fjalë për dy persona, të moshës 17 dhe 49 vjeçar.

Pasi mbërritën në Qendrën Urgjente në Shkup u dërguan u shtruan në Klinikën e Kirurgjisë Plastike për trajtim të mëtutjeshëm. Autoritetet thanë se gjendja e tyre është e qëndrueshme, ndërkaq me të mbërritur pacientëve iu është dhënë edhe ndihmë psikologjike.

Lexo Edhe:

“ Pacientët kanë lëndime të tipit që duhen trajtuar në Klinikën për kirurgji plastike. Duhet të kontrollohen dhe të shtrihen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku janë siguruar vende. Do jenë të hospitalizuar sa kohë do kenë nevojë për tu lëshuar më tej në kurim shtëpiak. Arritën edhe kolegët nga Psikiatria për tu dhënë pacientëve ndihmë psikologjike kështu që jemi të gatshëm t’i pranojmë pacientët”, deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.
.
Familjarët e të mbijetuarve pritën të afërmit e tyre duke u shprehur se në të njëjtën kohë janë të lumtur për e tyre, por në të njëjtën kohë të tronditur për tragjedinë e rëndë ku humbën jetën 45 persona, në mesin e të cilëve edhe 12 fëmijë.

“Nga njëra anë jemi të gëzuar nga ana tjetër jemi të pikëlluar sepse kemi edhe shumë viktima. Zoti i qetësoftë familjarët… s’di çfarë tjetër të them, jemi pak në shok. Jeta vazhdon, patjetër ta jetojmë. Na tregoi se është munduar të ikë vetë, është munduar ta ngrehë edhe kushërirën e saj por nuk ka pasur sukses, dhe atëherë vetë ka arritur të del nga autobusi I cili më pas ka eksploduar”, u shpreh Rexhail Kamberovski, familjar.

Pesë të mbijetuarit e tjerë që ndodhen në Spitalin e Sofjes pritet të vijnë javën e ardhshme, përkatësisht deri në 1 dhjetor. Katër prej është paraparë të shtrohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike ndërkaq njëri në repartin e Traumës. /Alsat.mk