Dy persona pengojnë arrestimin e një personi në kërkim, përfundojnë në prangat e policisë - Gazeta Express
string(88) "dy-persona-pengojne-arrestimin-e-nje-personi-ne-kerkim-perfundojne-ne-prangat-e-policise"

Dy persona pengojnë arrestimin e një personi në kërkim, përfundojnë në prangat e policisë

Lajme

Gazeta Express

20/06/2024 8:51

Janë arrestuar dje në Mitrovicë një burrë dhe një grua pasi kishin penguar zyrtarët policor derisa ishin duke e arrestuar një person i cili ishte në kërkim, përcjell Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo Edhe:

“Rr. Anri Dinan, Mitrovicë / 19.06.2024-13:40.  Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) kosovar/s, pasi të njëjtit kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin duke e arrestuar një person i cili ishte në kërkim. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Express/