Dy persona lëndohen si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën "Agim Ramadani" - Gazeta Express
string(84) "dy-persona-lendohensi-pasoje-e-nje-aksidenti-mes-dy-veturave-ne-rrugen-agim-ramadani"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2026 19:56

Dy persona lëndohen si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën “Agim Ramadani”

Lajme

Gazeta Express

26/01/2026 19:56

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë të mërkurën rreth orës 16:00.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement