Dy orët e tmerrit, të gjitha hapat si piloti grek shkoi në vrasjen e bashkëshortes britanike në Glyka Nera të Athinës - Gazeta Express
string(116) "dy-oret-e-tmerrit-te-gjitha-hapat-si-piloti-grek-shkoi-ne-vrasjen-e-bashkeshortes-britanike-ne-glyka-nera-te-athines"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 12:38

Dy orët e tmerrit, të gjitha hapat si piloti grek shkoi në vrasjen e bashkëshortes britanike në Glyka Nera të Athinës

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 12:38

Media greke ka ndërtuar gjithë kronologjinë e vrasjes së Caroline Crouch në maj nga bashkëshorti i saj, Babis Agnastatopoulos.

Në orën 00:35, kamera e dhomës së ndenjes shkrep për herë të fundit. Piloti grek është ulur në divan me foshnjen 11-muajshe dhe shtyp me nervozizëm celularin. Ai po shkëmbente mesazhe me bashkëshorten dhe dukej i tensionuar. Ai e kishte marrë foshnjen në papafingo.

Lexo Edhe:

Në 1:20, 32-vjeçari heq kartën e kujtesës nga kamera dhe pamja bëhet e zezë. Duket se ky ka qenë momenti kur piloti grek ka vendosur të vrasë bashkëshorten.

Për 2 orë e 40 minuta burrë e grua shkëmbyen mesazhe të forta dhe kërcënuese në celular.

Më pas në orën 04:01, ora biometrike e vajzës tregon për një stimulim intensiv në puls.

Në orën 04:11 pulsi i Caroline Crouch pushoi së rrahuri dhe ndërroi jetë. Një nga arsyet pse u zbulua vrasësi ishte se ai kishte dhënë orë tjetër për ngjarjen duke pretenduar se e gjitha kishte ndodhur rreth orës 5-6.

Policia zbuloi se oraret nuk përputheshin me provat e gjetura.