Bisedë dy orëshe, Kurti tregon çka foli me presidentin Macron - Gazeta Express
string(60) "bisede-dy-oreshe-kurti-tregon-cka-foli-me-presidentin-macron"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 9:42

Bisedë dy orëshe, Kurti tregon çka foli me presidentin Macron

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 9:42

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se në takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që ka zhvilluar të premten kanë pasur një diskutim të thellë e të sinqertë për rreth dy orë, që u përqendrua në temat e bashkëpunimit e të integrimit, të sigurisë e të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë e të zhvillimit

“Të premten isha musafir i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në një takim, drekë pune. Pritja e përzemërt u përcoll me një diskutim të thellë dhe të sinqertë për rreth dy orë, që u përqendrua në temat e bashkëpunimit, integrimit, sigurisë, mbrojtjes dhe ekonomisë e zhvillimit”, tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë takimit u bisedua për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të NATO-s në Kosovë për bashkëpunimin me aleatët veriatlantikë dhe sigurinë rajonale në Ballkan.

“Po ashtu, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjët veriorë të Kosovës ishin çështje që i diskutova me presidentin francez”, përfundoi Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement