Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” goditen nga rryma elektrike
Lajme
Gazeta Express
18/04/2023 11:46
Dy nxënës janë goditur nga rryma elektrike në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se nxënësit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën
George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma
elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në
koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti.