Atmosfera elektrizuese në stadiumin “Air Albania” është bërë edhe më emocionuese me praninë e dy figurave që mbajnë emrat e shenjtë të historisë shqiptare – Adem dhe Hamëz Jashari, pjesëtarë të familjes heroike nga Prekazi.
Ademi dhe Hamza, që me krenari mbajnë emrat e dy prej heronjve më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të pranishëm në tribunat e stadiumit për të ndjekur nga afër përballjen e rëndësishme të Kombëtares shqiptare. Ademi është veshur me fanellën që mban portretin e heroit kombëtar Adem Jashari dhe është përshëndetur ngrohtësisht nga tifozët, duke u kthyer në një simbol të fortë në këtë mbrëmje të veçantë.
Fotografia e tij nga stadiumi është bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë theksuar rëndësinë e kësaj pranie simbolike. Emri Jashari, në një ndeshje të një ngarkese të veçantë emocionale për shqiptarët, përçon mesazhin e unitetit mbarëkombëtar dhe rikujton sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë.
Prania e përfaqësuesve të familjes Jashari në “Air Albania” është një kujtesë e fuqishme se kombi shqiptar, kudo dhe në çdo fushë, e ruan dhe nderon me përkushtim lidhjen e tij me historinë dhe krenarinë kombëtare.
Ndërkohë, rrugët e Tiranës janë zbukuruar me fotografi të komandantit legjendar Adem Jashari, duke i dhënë kryeqytetit shqiptar një atmosferë edhe më madhështore dhe domethënëse në këtë ditë të veçantë.
aaaaa