Dy ndeshje interesante pritet të zhvillohen sot në javën e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Suharekë, Drita do të jetë mysafir i Suharekës me fillim nga ora 13:00, shkruan Gazeta Express.
Gjilanasit aktualisht gjenden në pozitën e tretë me 18 pikë, një më pak se Ballkani e Malisheva, që kanë nga dy ndeshje më shumë të luajtura.
Në anën tjetër, Suhareka gjendet në pozitën e katërt me një pikë më pak se “Intelektualët”.
Në duelin tjetër, Prishtina do ta presë në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Ferizajt.
Prishtinasit gjenden në pozitën e pestë aktualisht me 16 pikë, kurse Ferizaj është i shtati me dy më pak.
Edhe kjo përballje nis nga ora 13:00. /Gazeta Express/