Dy ndeshje sot në Superligë - Gazeta Express
string(29) "dy-ndeshje-sot-ne-superlige-3"

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 8:33

Dy ndeshje sot në Superligë

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 8:33

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje në kuadër të javës së 13-të.

Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Malisheva aktualisht është në vendin e shtatë me 16 pikë, kurse Gjilani i parafundit me 12 sosh.

Ndërkohë, Dukagjini që u nda së fundmi me Ismet Munishin i shkon Ferizajt.

Klinasit janë në vendin e pestë me 17 pikë, ndërsa Ferizaj është në vendin e tetë me tri pikë më pak.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 13:00. /Gazeta Express/