Dy ndeshje me Slloveninë, dy humbje për Kosovën: Sonte tentohet ‘thyerja e akullit’ - Gazeta Express
string(79) "dy-ndeshje-me-sllovenine-dy-humbje-per-kosoven-sonte-tentohet-thyerja-e-akullit"

Futboll

Gazeta Express

10/10/2025 18:21

Dy ndeshje me Slloveninë, dy humbje për Kosovën: Sonte tentohet ‘thyerja e akullit’

Futboll

Gazeta Express

10/10/2025 18:21

Kombëtarja e Kosovës do t’i bëjë sonte konak Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje luhet nga ora 20:45 dhe i përket kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026, shkruan “Gazeta Express”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ‘fati’ i ka përplasur këto dy kombëtare.

Kosova e Sllovenia ishin pjesë e një grupi në Ligën e Kombeve të vitit 2020/21.

Fillimisht, këto dy kombëtare takoheshin në stadiumin “Fadil Vokrri” më 11 tetor 2020, me Slloveninë që fitonte minimalisht me shifrat prej 1-0.

Golin për mysafirët e shënonte Vukcic.

Ndërkohë, ndeshja e dytë u luajt më 15 nëntor të atij viti në Ljubjanë.

Sllovenia fitonte 2-1 me rikthim, pasi Kosova kishte dalë në epërsi e para me anë të Vedat Muriqit.

Vendasit shënonin përmes Kurtic në minutën e 63-të, teksa Josip Ilicic mori fitoren në minutat e fundit të ndeshjes, përmes penalltisë.

Përpos ndeshjes së sontme, Kosova e Sllovenia do të përballen përsëri muajin e ardhshëm, me 15 nëntor, sikur ndeshja e vitit 2020.

Në grupin B të kualifikimeve për Botëror, pjesë janë edhe Zvicra e Suedia.

Zvicra është e para në grup me gjashtë pikë, teksa Kosova është e dyta me tri pikë.

Suedia e Sllovenia e kanë nga një pikë, dhe renditen në vendin e tretë dhe të katërt respektivisht.

Deri më tash janë zhvilluar vetëm nga dy ndeshje në këtë grup./GazetaExpress/