Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante, të cilat i përkasin xhiros së 32-të.
Gjatë ditës së sotme do të luhet në Malishevë, në stadiumin “Liman Gegaj” dhe në kryeqytet në “Fadil Vokrri”.
Malisheva do t’i bëj konak Dukagjinit, me dy ekipet që synim me patjetër i kanë tre pikët, por me aspirata të ndryshme.
Të besuarit e Bekim Isufit kanë për qëllim të mbajnë pozitën e tretë në tabelë, e cila të dërgon në Europë për sezonin e ardhshëm, teksa Dukagjini i Ismet Munishit, synim ka të largohet nga zona e barazhit.
Kjo ndeshje do të nis nga ora 15:00.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Ballkani do të udhëtojë për në kryeqytet te Prishtina.
Ballkani është i dyti në tabelë, nëntë pikë mbrapa Dritës, që zë vendin e parë.
Suharekasit, në pesë ndeshjet e fundit kanë katër fitore dhe një barazim dhe po vazhdojnë presionin ndaj Dritës.
Kjo ndeshje do të nis nga ora 20:00./GazetaExpress/