Dy ndeshje interesante sot në Superligë, Llapi kërkon t'u afrohet Ballkanit e Dritës - Gazeta Express
string(82) "dy-ndeshje-interesante-sot-ne-superlige-llapi-kerkon-tu-afrohet-ballkanit-e-drites"

Futboll

Gazeta Express

21/04/2024 9:26

Dy ndeshje interesante sot në Superligë, Llapi kërkon t’u afrohet Ballkanit e Dritës

Futboll

Gazeta Express

21/04/2024 9:26

Ekipi që është duke i bërë konkurrencë Ballkanit dhe Dritës për titullin kampion, Llapi, sot e pret Fushë Kosovën dhe cilësohen favorit në letër për tre pikë.

Llapjanët kanë rënë nga forma pesë javët e fundit, kanë vetëm një fitore, njëjtë si Fushë Kosova, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky ekip renditet i parafundit në tabelë dhe me gjasa të mëdha për të rënë nga elita e futbollit kosovar.

Ndeshje tejet interesante do të jetë ajo mes Malishevës e Prishtinës që zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj.

Të dy ekipet janë në pozitat katër e pesë, por Malisheva ka plot 12 pikë më shumë se kryeqytetasit.

Malisheva është me gjasa të mira për ta zënë Evropën, kurse Prishtina e ka mundësinë e vetme përmes Kupës së Kosovës, ku është në gjysmëfinale.