Dy ndeshje interesante sot në Superligë, Llapi e kërkon me patjetër fitoren - Gazeta Express
string(74) "dy-ndeshje-interesante-sot-ne-superlige-llapi-e-kerkon-me-patjeter-fitoren"

Futboll

Gazeta Express

14/04/2024 9:24

Dy ndeshje interesante sot në Superligë, Llapi e kërkon me patjetër fitoren

Futboll

Gazeta Express

14/04/2024 9:24

Java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy përballje mjaft interesante.

Në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqir i Llapit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina kërkon me patjetër fitoren për të mbetur fuqishëm në garë për titull kampioni dhe një gabim sot do t’i kushtonte shumë.

Në anën tjetër, klinasit kërkojnë pikë për t’i ikur edhe më shumë zonës së barazhit.

E duel tjetër interesant do të zhvillohet në Lipjan, ku Fushë Kosova e pret Malishevën.

Malisheva ende nuk është dorëzuar për pozitën e tretë në tabelë që dërgon në gara evropiane dhe e kërkon me ngulm fitoren sot.

Në anën tjetër, Fushë Kosova tashmë është pothuajse pa gjasa për mbijetesë në elitë.

Të dyja këto përballje nisin nga ora 15:00. /Gazeta Express/