Në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohen sot dy përballje shumë interesante.
Pa dyshim, vëmendja kryesore pritet të jetë në Suharekë, ku Ylli do të përballet me KB Peja.
Skuadra suharekase aktualisht renditet në vendin e gjashtë në tabelë me nëntë fitore dhe 13 humbje, ndërsa Peja qëndron një pozitë më lart, në vendin e pestë, me 10 fitore dhe 12 humbje.
Ndërkohë, në kryeqytet pritet të zhvillohet një derbi lokal, ku KB Bora do të përballet me Sigal Prishtina.
Bora, po kalon një sezon shumë të mirë dhe aktualisht renditet në vendin e tretë me 12 fitore dhe 10 humbje.
Në anën tjetër, Sigal Prishtina po përballet me vështirësi të mëdha këtë sezon dhe ndodhet në vendin e parafundit të tabelës me tetë fitore dhe 14 humbje.