Dy muaj pa ministër, shëndetësia në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(51) "dy-muaj-pa-minister-shendetesia-ne-gjendje-te-rende"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 12:23

Dy muaj pa ministër, shëndetësia në gjendje të rëndë

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 12:23

Shëndetësia një nga sektorët me të ndjeshëm në vend, i cili ballafaqohet me probleme të shumta, si ikja e stafit shëndetësor dhe mungesa e vazhdueshme e barnave, vazhdon të mos ketë ministër. Sot janë bërë dy muaj prej kur dhe ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë  Rifat Latifi  dhe se ministria vazhdon të funksionojë me ushtrues detyre.

Qeveria e Kosovës, as pas dy muajve që nga dorëheqja e ministrit Latifi, nuk ka arritur ta emëroj një ministër të ri, i cili do të merrej me problemet, me të cilat po ballafaqohet sektori në fjalë.

Lexo Edhe:

Derisa zyrtarë qeveritare nuk e shohin të arsyeshme as të flasin për mos emërimin e Ministrit të Shëndetësisë, njohës  të kësaj fushe pohojnë se kjo tregon papërgjegjësi nga ana e Qeverisë, për tu marrë me një sektor kaq të ndjeshëm, siç është shëndetësia.

Shemsedin Dreshaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh anëtar i Komisionit për Shëndetësi,  ka thënë për “IndeksOnline”, se gjendja në shëndetësi kurrë nuk ka qenë më e rëndë dhe se Qeveria nuk e ka prioritet këtë sektor, i cili po vazhdon të përballet me probleme të shumta.   

“Gjendja në shëndetësi nuk ka qenë kurrë më keq se që është tash. Realisht kemi një situatë ku menaxhohet ministria, pa ministër. Kemi një situatë shumë të rëndë në shëndetësi dhe njëkohësisht që të gjitha institucionet shëndetësore,  janë duke u udhëhequr me Ushtrues detyre, jo me të emëruar zyrtar. Unë mendoj që Qeveria duhet çështjen e shëndetësisë ta vendos si prioritet dhe të filloi t’i zgjidh problemet. Mendoj që kjo Qeveri kurrë se ka pasur shëndetësinë prioritet”, tha

Edhe Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu krejt këtë e quan papërgjegjësi dhe neglizhencë nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij shëndetësia është buzë kolapsit dhe se zgjedhja e ministrit të Shëndetësisë,  ka mbetur peng i grupeve të interesit brenda Vetëvendosjes dhe Listës Guxo.

“Është papërgjegjësi e Qeverisë, është paaftësi. Situata në sektorin e shëndetësisë është buzë kolapsit. Asnjë veprim i Qeverisë për ta përmirësuar gjendjen. Pozitat kyçe në sektorin e shëndetësisë janë me ushtrues detyre, përfshirë ministrin, drejtorin e SHSKUK dhe të Agjencionit të barnave. Pothuajse i gjithë sektori i shëndetësisë është me ushtrues detyre dhe se kjo tregon një paaftësi dhe se shëndetësia nuk është prioritet për këtë Qeveri. Pozita e ministrit ka mbetur peng i grupeve të interesit brenda VV-së dhe  Listës Guxo”, ka thënë ai.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës e cila as pas dy muajve s’ka arritur ta emëroj ministrin ne Shëndetësisë, nuk preferoi të flas për këtë temë. Përkundër pyetjeve të dërguara, “IndeksOnline” nuk ka arritur ta marrë një përgjigje nga Qeveria, e cila është përgjegjëse për këtë sektor.