Dy mjekët që i shërbyen politikës më 21 janar 2011 dhe të ngjashmit me ta sot - Gazeta Express
string(77) "dy-mjeket-qe-i-sherbyen-politikes-me-21-janar-2011-dhe-te-ngjashmit-me-ta-sot"

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2021 18:32

Dy mjekët që i shërbyen politikës më 21 janar 2011 dhe të ngjashmit me ta sot

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2021 18:32

Dhjetë vite janë shumë por edhe fare pak për të harruar një krim politik si ai i 21 janarit ku mbertën të vdekur katër protestuesit opozitarë  Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtja, Aleks Nikaj. Ata nuk ranë viktima vetëm të plumbave, por u vranë për herë të dytë nga një makineri e stërmadhe manipulimi që tentoi me çdo kusht të fshehet gjyrmët e masakrës. Mes një kryeministri që pa asnjë provë deklaronte se viktimat ishin shkaktuar nga protestuesit e paisur me thika me helm dhe çadra pistoletë, mes një TV Komtar që publikonte pamje të manipuluara që vërtetonin këtë tezë, mes atyre analistëve që përbetoheshin për paprekshmërinë e gardhit, u gjendën atë ditë edhe dy mjekë, që njollosën njëherë e mirë bluzën e tyre të bardhë.

Ata qenë doktorë në spitalin ushtarak, Sami Koçeku dhe Alfred Gega të cilët mashtruan publikisht duke thënë përpara publikut se nga kqyrja e plagëve protestuesit ishin vrarë nga afër, pra jo nga gardistët por nga protestuesit.

Do duhej që më pas gazetari Artan Hoxha të botonte pamjet filmike të gardistit Llupo që godiste mbi turmë dhe një vit më pas ekspertizën e imtësishme të FBI, për të kuptuar se dy njerzit që kishin bërë hetimin e Hipokratit patën mashtruar vënçe.

Për të mbrojtur versionin kriminal të pushtetit të Berishës që tentoi me të gjitha mënyrat ta fshihte krimin. Ja se çthanë ata 10 vite më parë:

Granata plagos 3 fëmijë - Vizion Plus - News - Lajme - YouTube

Dr. Sami Koçeku: “Ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri”.

Dr. Alfred Gega: “Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt”.

Duke e rikujtuar në Lapsi.al, sot 10 vite më pas, këtë njollë turpi për karrierën e çdokujt, qëllimi nuk është thjeshë denigrimi i këtyre personazheve që gënjyern për të zhdukur gjurmët e një krimi. Ajo duhet ti shërbejë një gjykimi më të ftohtë dhe syçeljes së shoqërisë  ndaj fetishizimit të bluzës së bardhë që po dëgjojmë që kur ka shpërthyer pandemia e Covid 19.

Pra, ashtu si askush, as mjekët nuk jënë imunë ndaj persionit dhe shantazhit politik, ndaj trysinisë të atij që i jep rrogën, ndaj miklimit që i bën qeveria. Sa herë që ka pasur debat për mundesën e testeve, përgënjeshtrimi i bluzave të bardha nuk ka qenë i besueshëm, sa herë janë shpallur masa të Komitetit teknik, argumenti që kanë dhënë pjestarët e tij për të justifikuar oraret se kur dilnin pensionistët dhe kur gratë me barrë ka qenë qesharak, edhe përgënjeshtrimet në tufë tek infektivi, për numrin e fshehjeve të vdekjeve nga pandemia qenë nga ato që të ngjallnin krupën.

Pra nuk përjashtohet se edhe pushteti i rilindjes ka pjellë Gegët dhe Koçekët e vet, të gatshëm për të mashtruar nën diktatin e politikës.

Prandaj sa herë bëjmë debat mbi faktet, është mirë ta shmangim histrrinë se po njollosim bluzat e bardha dhe të flasim pa pasion dhe me arsye për atë që mjekët janë në gjendje ta thonë, dhe për atë që ata nuk kanë këllqe të hapin gojën. Lapsi