Dy mijë rebelë sirianë dërgohen në Libi për t’i luftuar forcat e gjeneralit Haftar - Gazeta Express
string(81) "dy-mije-rebele-siriane-dergohen-ne-libi-per-ti-luftuar-forcat-e-gjeneralit-haftar"

Dy mijë rebelë sirianë dërgohen në Libi për t’i luftuar forcat e gjeneralit Haftar

Gazeta Express

15/01/2020 8:16

Rreth dy mijë luftëtarë sirianë kanë shkuar nga Turqia në Libi për të luftuar kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar. Kjo lëvizje pritet ta ndërlikojë edhe më shumë gjendjen e tensionuar në vendin e Afrikës Veriore.

Dërgimi i këtyre trupave erdhi pasi Turqia u pajtua muajin e kaluar që t’i ofrojë ndihmë kryeministrit libian, Fayez al-Sarraj, i cili e gëzon edhe përkrahjen e Kombeve të Bashkuara. Qeveria e tij po sfidohet nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar, të cilat e kontrollojnë pjesën lindore të Libisë.

Lexo Edhe:

Ankaraja e ka përkrahuar opozitën siriane që nga ditët e para të përleshjes me regjimin e diktatorit Bashar al-Assad dhe tash po i përdor rebelët kundër forcave kurde, pavarësisht dyshimeve të vëzhguesve për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Kjo është një situatë shumë më ndryshe sesa ajo e Sirisë. Qëndrimet anti-turke tashmë janë të fuqishme për shkak të ndërhyrjes së Ankarasë dhe mund të rriten edhe më shumë pas këtij veprimi, duke e favorizuar Haftarin”, tha Claudia Gazzini, analiste e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Luftëtarët sirianë kanë nënshkruar kontrata 6-mujore me qeverinë libiane dhe do të paguhen dy mijë dollarë në muaj, shumë më shumë sesa paga prej 90 dollarësh që e merrnin në Siri. Përpos pagave, të gjithë luftëtarëve u është premtuar shtetësia turke, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.