Dy kosovarë po kërkohen nga policia britanike, dyshohet se kanë vrarë një person
Gazeta Express
20/05/2020 9:57
Policia britanike ka shpallur në kërkim dy kosovarë.
Jeton Krasniqi dhe Mirsad Brahimi janë të dyshuar për vrasjen e shqiptarit, Grineo Daka, rreth një vit më parë.
27-vjeçari nga Shqipëria është vrarë në korrikun e vitit të kaluar në një klub nate në orët e para të mëngjesit.
Jeton Krasniqi, 26 vjeç, dhe Mirsad Brahimi, 33 vjeç, të dy banues në veriun e Londrës, janë shpallur në kërkim dhe kushdo që jep ndonjë info në kapjen e tyre do të përfitojë 20 mijë funte.