Dy kosovarë paraburgosen në Kroaci, dyshohen për përdhunimin e një 28-vjeçareje në dhomën e një hoteli në Split - Gazeta Express
string(110) "dy-kosovare-paraburgosen-ne-kroaci-dyshohen-per-perdhunimin-e-nje-28-vjecareje-ne-dhomen-e-nje-hoteli-ne-split"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 11:57

Dy kosovarë paraburgosen në Kroaci, dyshohen për përdhunimin e një 28-vjeçareje në dhomën e një hoteli në Split

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 11:57

Tre shtetas britanikë, prej të cilëve dy nga Kosova, dyshohen për përdhunimin e një 28-vjeçareje të martën në një hotel në Split të Kroacisë.

Gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut në Split ka caktuar një muaj paraburgim të treve, raporton HRT, mediumi publik kroat.

Përdhunimi u raportua në polici pak pasi ndodhi, dhe në vendin e ngjarjes u gjet njëri nga tre të dyshuarit, ndërsa së shpejti u arrestuan edhe dy të tjerët, të cilët u dërguan për hetim kriminalistik në polici.

Për të tre është propozuar paraburgimi hetimor për shkak të mundësisë së arratisjes, gjë që gjykatësi e ka pranuar.

Vepra penale është kryer në dhomën e hotelit

Ata akuzohen për vepër të rëndë penale kundër lirisë seksuale, dhe vepra penale është kryer të martën ndërmjet orës 5 dhe 7:30 të mëngjesit në një dhomë hoteli buzë detit, pas së cilës viktima e ka raportuar menjëherë rastin në polici.

Sipas kodit penal, për këtë vepër penale mund të shqiptohet dënim nga minimumi gjashtë muaj deri në maksimumi dhjetë vjet burgim.