Dy kosovarë nga Britania arrestohen në Kroaci, dyshohen se dhunuan një 28-vjeçare në Split - Gazeta Express
string(89) "dy-kosovare-nga-britania-arrestohen-ne-kroaci-dyshohen-se-dhunuan-nje-28-vjecare-ne-split"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 18:12

Dy kosovarë nga Britania arrestohen në Kroaci, dyshohen se dhunuan një 28-vjeçare në Split

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 18:12

Raportohet se dy kosovarë, që jetojnë në Britani, janë arrestuar në Kroaci, nën dyshimin se bashkë me një person tjetër kanë dhunuar një 28-vjeçare në një hotel në Split. Ndaj tyre tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, raporton mediumi kroat Index.hr, përcjell albinfo.ch.

Rasti dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së martës, në dhomën e hotelit midis orës 05:00-07:30.

Viktima e ka raportuar rastin mënjeherë në Polici. Një prej të dyshuarve është gjetur në vendin e ngjarjes.

Sipas Kodit Penal të Kroacisë, kjo vepër penale mund të dënohet me një dënim minimal prej gjashtë muajsh deri në një maksimum prej dhjetë vjetësh burgim.